Kush e vr*u Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot autorin. I treti në pranga kyç gojën

Personi i maskuar me kapuç në kokë që del nga vendi i shoferit, qëlloi me armë drejt Mondi Mëhallës sapo 43-vjeçari kishte hipur në makinën Range Rover, pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil”, më 30 nëntor në Elbasan.  Vrasësi del nga vendi i shoferit dhe pasi kryen misionin, hipën sërish në timon e largohet me makinën Audi i zi, ndryshe nga skemat e mirëfillta të atentateve me më shumë se 2 bashkëpunëtorë në terren, kur ekzekutori del nga vendi i pasagjerit, e të tjerët e presin në automjet për tu larguar më shpejtësi.

Agresori afrohet te xhami i shoferit me pistoletë në dorë, në një distancë minimale dhe qëllon të paktën 6 herë. Mëhalla, i goditur tashmë nga 2 plumba në kokë, tenton të lëviz me makinën indietro për vetëm 1 metër. Vrasësi gjakftohtë kthehet në makinë, dhe mes për mes karburantit lëviz në drejtim të rrugës së Librazhdit, dhe në fshatin Mirakë shkrumbon makinën bashkë me pistoletën e krimit.

Hetuesit ende nuk e dinë se kush është ekzekutori në këtë video, edhe pse deri më tani 3 persona të dyshuar, janë në pranga. Nuk dihet nëse ekzekutori është mes tyre. Por të paktën njëri, i arrestuari i akuzuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim, ish-ortaku i Mëhallës, Xhino Ago, nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen. Prej vitit 2022, të dy kanë pasur marrëdhënie biznesi në dhënien me qira dhe makinave, taksive dhe te karburanti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roja i karburantit, Kujtim Pisha, akuzohet për moskallëzim krimi, dhe as prej tij nuk është marrë asnjë detaj që mund të ndihmojë hetuesit të zbulojnë ekzekutorin dhe motivin e vrasjes së Mondi Mëhallës. I treti në pranga, edh Nevzat Spaho, 29-vjeçar nga Prrenjasi nuk po i ndihmon hetuesit, pasi ka refuzuar të dëshmojë. Dy të arrestuarit e parë, ish-ortaku dhe roja, do të dalin para gjykatës së Elbasanit më 5 dhjetor për t’u njohur me masën e sigurisë. Policia vijon të ketë në kërkim 2 persona, Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç. Mondi Mëhalla, i njohur edhe si Edmond Hyka, mund të jetë vrarë për shkaqe biznesi, por nuk përjashtohet mundësia e eliminimin për prishje të pazareve të drogës. /Report Tv/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?