Kush është inspektori i policisë që i shpërthyen makinën me tritol në Durrës

Makina e shpërthyer me lëndë plasëse mëngjesin e sotëm në Durrës, është në pronësi të Lulzim Kastratit me detyrë inspektor policie në qytetin bregdetar.

Sipas policisë, nga shpërthimi raportohen vetëm dëme të vogla materiale. Ndërkohë disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë shoqëruar në komisariat.

“Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njoftoi më herët policia.

SHKARKO APP