Kushtet e vështira atmosferike prekin dhe detin, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet dot

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erës së fortë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi nuk ka mundur të ankorojë në kalatat e portit të Vlorës, pasi ekziston rreziku i përplasjes me kalatën.

Aktualisht, rreth 800 pasagjerë dhe 150 automjete kanë prenotuar për të udhëtuar ditën e sotme, por nisja është pezulluar për arsye sigurie.

Sipas informacioneve zyrtare, do të ketë një tentativë tjetër ankorimi në orën 13:00, me qëllim marrjen e pasagjerëve, nëse kushtet e motit e lejojnë. Për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë, trageti qëndron në rad, ndërsa anijet e vogla janë ankoruar në Triport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, bëhet me dije se nga data 2 deri më 7, mjetet e peshkimit do të qëndrojnë të ankoruara në Triport, deri në një njoftim të dytë nga Kapitaneria e Portit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?