Ky është punonjësi i bashkisë që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës
Personi që shikoni në foton e mësipërme është 54-vjeçari, Astrit Hysenaj, i cili humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit.
Hysenaj, punonjës i bashkisë së qytetit, është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.
Ai kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit me vete.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit”,– sqaroi Policia.
Qyteti i Durrësit vijon të jetë në gjendje alarmante nga përmbytjet. Me dhjetëra banesa janë nën ujë dhe shumë banorët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

