Laboratori i kanabisit në Fier, zbulohet roli i dy kolumbianëve
Sasia e kokainës e cila ishte përzier në 24 tonë pleh kimik në një laborator në Fier, mund të arrijë në 430 kilogramë. Vlera e saj në treg, sipas prokurorëve shkon në 40 milion euro.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi detaje të reja lidhur me këtë operacion duke theksuar se dy kolumbianët, njëri i arrestuar dhe njëri në kërkim, kishin rolin e kimistëve të cilët do të shkriftonin drogën.
“Kishte dy kimist të ardhur nga Kolumbia, pasi do të shkriftonin kokainën dhe do ndanin plehun kimik. 473 kg kokainë e përzier me pleh kimik, se nuk kalon në skaner. Kemi rolin e dy kimistëve, një i arrestuar dhe një i larguar dhe është në kërkim.
Kimistët shtohen se kanë njohuri për kokainën. Kjo tregon që krimi i organizuar po mendon për mënyra të sofistikuara për të kaluar mallin. Ka dyshime se në portin e Durrësit ka materiale që nuk kontrollohen me skanerin. Ka pasur sinjale se eksponentë të ndryshëm mund të jenë përfshirë për transportin e këtyre lëndëve”.