Laçi një “qytet funeral”, po varrosen të rinjtë si në ’97-ën

Masakra e fundit në Fushë-Krujë me tre viktima, të rinj, tregon edhe njëherë se autorët nuk kanë frikë nga askush. Laçi është shndërruar në një “qytet funeral”, thotë gazetari i kronikës Artan Hoxha, pasi sipas tij të rinjtë po varrosen si në vitet 1997-1998.

“Laçi është shndërruar në qytetet funeral. Nuk jemi në 97-98 që të varrosësh tre të rinj. Autorët nuk kanë patur frikë nga askush. Janë ca telenovela turke që s’ka askund polici, se kështu e ka vendosur regjisori, njësoj edhe këtu. Në këto raste postblloku i policisë e ka zero shansin të përballet, se mund të humbësh edhe jetën. Stacioni i policisë në Fushë-Krujë është më i sulmuari me lëndë eksplozive”.

Një tjetër pikë e fortë e ngjarjsë, është edhe dëshmija e familjarëve. Ata janë shprehur se kanë folur me të rinjtë përpara se të ndodhte vrasja e trefishtë, dhe se ata e kanë kuptuar që po ndiqeshin nga persona të panjohur. Diklen Vata ka folur me nënën dhe motrën e tij, ku u ka thënë ”po na ndjekin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, mësohet se Policia ka kryer një mori kontrollesh në zonën e Niklës, Laçit dhe Mirditës pas atentatit, por kanë zbuluar se personat e dyshuar se mund të kishin marrë pjesë në këtë atentat ishin larguar në mënyrë të rregullt disa ditë më parë jashtë shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?