Lamallari: Rehabilitimi i të miturve, prioritet i drejtësisë penale

Në kuadër të festave të fundvitit, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, duke zgjedhur që këtë periudhë festive ta ndajë me të rinjtë që ndodhen në konflikt me ligjin dhe që kanë më shumë nevojë për vëmendje, mbështetje dhe ngrohtësi njerëzore. Vizita u vlerësua si një mesazh solidariteti dhe përgjegjësie institucionale ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë.

Gjatë takimit me drejtuesit e institucionit, stafin dhe të miturit, ministri theksoi rëndësinë e veçantë që ky institut ka për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë shqiptare në tërësi. Sipas Lamallarit, Instituti i të Miturve nuk është thjesht një strukturë sigurie dhe mbikëqyrjeje, por një hapësirë ku ofrohen mundësi reale për rehabilitim, edukim dhe riintegrim shoqëror.

“Ky institut është një institucion me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë tonë, sepse përveç sigurisë, ofron mundësi konkrete për ndryshim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për këta të rinj”, u shpreh ministri gjatë fjalës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lamallari vlerësoi gjithashtu punën e përkushtuar të stafit, i cili çdo ditë angazhohet për trajtimin me dinjitet të të miturve, përfshirjen e tyre në programe arsimore, psikosociale dhe profesionale, si dhe për krijimin e një klime besimi dhe shprese brenda institucionit. Ai nënvizoi se çdo i mitur meriton një shans të dytë dhe mbështetje për të ndërtuar një rrugë të re larg shkeljes së ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, ministri i Drejtësisë theksoi angazhimin e qeverisë për ndërtimin e një sistemi drejtësie që jo vetëm ndëshkon, por mbi të gjitha rehabiliton dhe parandalon përsëritjen e krimit. “Investimi tek të miturit dhe të rinjtë është investim për të ardhmen e Shqipërisë”, përfundoi Lamallari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?