Lamtumirë Mons. Simon Kulli, ndahet nga jeta ipeshkvi i Vaut të Dejës në moshën 52-vjeçare

Ndahet nga jeta ipeshëvi i Vau Dejësit Simon Kulli. Sipas burimeve 52 vjeçari ka pësuar një goditje nga tensioni i lartë dhe në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Simon Kulli në 2016 u emërua si administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës ndërsa në 2017 Papa e emëroi ipeshkëv të asaj dioqeze.

Simon Kulli zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin i cili edhe ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kisha katolike e Shqipërisë pritet që të dalë me njoftime zyrtare për ceremoninë e varrimit dhe më pas do të mendojet për drejtuesin e ri të asaj dioqeze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Simon Kulli shërbeu me shumë përkushtim për 9 vite me radhë duke ia kushtuar jetën Zotit si dhe besimtarëve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?