Lëkundje tërmeti në kryeqytet

Një tërmet është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të kryeqytetit. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Europiane Mesdhetare për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka pasur magnitudën 3.6 të shkallës Rihter, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Epiqendra është lokalizuar rreth 11 kilometra në juglindje të Tiranës, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në zonat përreth, përfshirë Elbasanin. Tërmeti është regjistruar në orën 12:49.

Nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?