FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lezhë, aksion kundër peshkimit të paligjshëm në Lagunën e Vainit

Inspektorati i Peshkimit në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura dhe Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër veprimtarive të paligjshme të peshkimit në Lagunën e Vainit. Paçka shkresave dhe paralajmërimeve të përsëritura, aktiviteti i paligjshëm kishte vijuar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë aksionit janë hequr rrjeta dhe materiale të tjera të peshkimit, ndërsa autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë kontrollet për të parandaluar çdo shkelje të ligjit në zonat e mbrojtura.

Inspektorati i Peshkimit bëri me dije se “nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj shkeljeve të këtij lloji dhe askush nuk ka të drejtë të veprojë në zonat e mbrojtura pa leje përkatëse”. Ky operacion synon mbrojtjen e ekosistemit të lagunës dhe ruajtjen e biodiversitetit në një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?