Lidhje me krimin? Policët kalojnë në filtër
Agjencia e Mbikqyrjes Policore po verifikon të gjithë oficerët e Operacionales dhe të RENEA-s. Kjo vjen pas arrestimit të Jeton Lamit, agjentit të forcave operacionale, i cili shoqëroi Ervis Martinajn të shpallur në kërkim nga policia,
Policia ka informacione se disa nga efektivët e këtyre njësive elitë jashtë orarit të punës punojnë si badygard të personave me ngarkesa penale çka i implikon ata në veprimtari të paligjshme.
Disa prej vrasjeve mafioze të ndodhura kohët e fundit në vend, janë ende të pa zbardhura dhe dyshohet se ekzekutorët kanë qenë profesionistë në përdorimin e armëve të zjarrit, çka hedh hije dyshimi edhe mbi njësitë elitë në Policinë e Shtetit.