Lumi Erzen del nga shtrati, përmbytje masive në Sukth dhe Katund i Ri

Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e larta kanë nxjerrë nga shtrati lumin Erzen, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme serioze në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri.

Situata është ndjekur që në orët e para të mëngjesit nga strukturat vendore, të cilat janë angazhuar në terren për menaxhimin e emergjencës.

Në disa segmente, lumi ka kaluar mbi argjinaturë, ndërsa në pika të tjera është konstatuar çarja e saj, duke sjellë përmbytje të zonave të banuara dhe tokave bujqësore. Grupet e punës dhe mjetet e rënda po punojnë pa ndërprerje për riparimin dhe forcimin e argjinaturës, si dhe për garantimin e sigurisë së banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata më problematike paraqitet në njësinë administrative Katund i Ri, në fshatin Erzen, ku çarja e argjinaturës ka detyruar nisjen e evakuimit të banorëve nga zonat e përmbytura. Përmbytje raportohen edhe në fshatrat Katund i Ri, Katund Sukth dhe Fllakë, ndërsa rreth 500 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në njësinë administrative Sukth, përmbytjet kanë prekur një pjesë të qytetit, kryesisht zonat pranë lumit Erzen dhe lagjet 2, 3 dhe 4, duke krijuar vështirësi për banorët dhe qarkullimin rrugor. Dëme të konsiderueshme janë regjistruar edhe në bujqësi, ku rreth 2 000 hektarë tokë janë përmbytur në zonat e Sukthit, Hamallajt, Rrushkullit, Perlatit, Kullës dhe Vadardhës.

Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po punojnë me kapacitet maksimal për të përballuar flukset e ujit dhe për të ulur nivelin e përmbytjeve. Autoritetet bëjnë me dije se të gjitha strukturat do të vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e  dëmeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?