Makina bie në përrua në Mat, shpëton mrekullisht drejtuesi
Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një përrua në aksin Mat-Shkopet.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.
Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, ndërsa automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
KOHA JONË SONDAZH

