Makina përplaset me furgonin në Krujë, plagosen shoferët

Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.

SHKARKO APP