Malltezi: SHBA nuk i plas fare se çfarë po ndodh këtu
Jamarbër Malltezi ka lëshuar akuza të forta ndaj administratës së shkuar amerikane. Ai e quajti vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës një akt të motivuar nga korrupsioni, duke akuzuar emra të lartë të politikës amerikane. ”Non-gratat janë dhënë nga një administratë e korruptuar. U korruptuan nga McGonigal, Biden me familjen e tij, dhe Blinken, që është njeriu më i korruptuar i Sorosit”,-tha në ”A2cnn”
Duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Malltezi tha se roli i tij është fshehur nga Departamenti i Shtetit. ”Blinken erdhi në Shqipëri një ditë para shpalljes së vendimit për McGonigal, për të mbështetur Ramën si njeriun e tyre, sepse kishin bërë pisllëqe bashkë”.
Ai sulmoi edhe drejtësinë shqiptare, duke akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për fshehje dosjesh. ”Dumani po mban të mbyllura çështje të rënda. Amerika nuk ka tagër dhe as nuk i intereson kush ‘son of the b*ch’ është në Shqipëri. Për sa kohë që nuk i dhemb koka vetë, nuk merr përsipër asgjë”.
KOHA JONË SONDAZH

