Masat ligjore për mbrojtjen e pronës, Rama: Goditet ndërhyrja e ndërtuesve te projektet
Në prezantimin e paketës për masat ligjore që lidhen me mbrojtjen e pronës dhe territorit. kryeministri Edi Rama tha se kjo paketë e re është hartuar nga një grup i gjerë ekspertësh dhe deputetësh. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë sqaroi se përqendrohet në ndalimin e ndërhyrjes së ndërtuesve te projektet arkitektonike duke i deformuar ato, si dhe shitjet vetëm me leje ndërtimi.
“Për këtë paketë të re ligjore që do të prezantojmë është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur një aktivitet të lidhur me komisionin e ligjeve.
Kjo paketë nuk është e përkryer, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumenta të reja për të mbrojtur territorin, duke filluar nga suksesi përfundimtar i një ofensivë që do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme, ndoshta gjatë gjithë mandatit të ri, për ndalimin pa kthim të çdo shfrytëzimi për të ndërtuar pa leje.
Kjo duke vazhduar deri te mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike, të cilat gjatë gjithë kësaj kohe që kur në Shqipëri ka filluar të ndërtohet, janë deformuar dhe përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve, gjë që sigurisht i kthen në praktikisht pothuajse formale vendimmarrjet që marrin njësitë përkatëse të qeverisjes vendore. Dhe një tjetër pasojë e konsiderueshme mashtrimi që iu bëhet blerësve duke iu shitur objekte që ka marrë leje me pamjet e lejes të paraqitura”,– tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

