Mashtronte qytetarët duke iu marrë para, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Në bazë të kallëzimeve të bëra, komisariati i policisë Korçë në bashkëpunim me prokurorinë Korçë kanë ekzekutuar urdhërin e ndalimit për një 48 vjeçar të dyshuar për “mashtrim”.

Njoftimi i policisë:

Mashtroi 6 shtetas, duke u marrë shuma lekësh dhe vodhi një shumë lekësh në një restorant, kapet në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, Korçë, dhe vihet në pranga 48-vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në lagjen nr. 4, Korçë, organizuan punën për kapjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mashtrimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit J. M., 48 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 48-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, më datën 08.11.2025, ky shtetas, në lagjen nr. 7, Korçë, ka hyrë në ambientet e një restoranti dhe ka vjedhur nga kasa një shumë lekësh prej 70.000 lekësh, e më pas është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?