”Mashtrues i rëndomtë”, Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së nuk ekziston në Gjykatë, ndërsa e cilësoi si një mashtrues të rëndomtë që çdo veprim apo mosveprim e kryen në shërbim të Edi Ramës, ku këtu përmendi edhe mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 13 tetorit.

Çfarë ju rezulton të ketë përfituar personalisht z. Basha përveçse sot është një kryetar i dorëhequr dhe pak a shumë një eksponent i PD në hije dhe pa identitet të qartë, po them unë meqenëse PD është në dysh?

Një kryetar i dorëhequr dhe dorëheqja e të cilit nuk ekziston në Gjykatë? Mund të themi që është thjesht një mashtrues i rëndomtë që gjithçka e bën në funksion të Edi Ramës dhe për këtë sigurisht që merr shpërblime nga ai, që nuk janë të ndershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është ngërç i opozitës. Është një lojë e përbashkët Rama-Basha. Lulzim Basha e la opozitën pa asnjë bashki, e la pa asnjë këshilltar. Lulzim Basha nuk pranoi të regjistronte PD-në as për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit, të cilat unë i caktova, pasi shtyva zgjedhjet e qershorit, me kërkesën e Lulzim Bashës. Edhe datën e zgjodhi Lulzim Basha. U regjistruan partitë e tjera të opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk pranoi. Pse nuk pranoi për një datë që e zgjodhi dhe që ia kërkoi vetë Presidentit? Sepse nuk e linte Edi Rama. Sepse po të regjistrohej Basha, Edi Rama nuk kishte alibi për të mos i bërë zgjedhjet, sepse ndërkombëtarët po i thoshin bëj zgjedhjet, ja PD do marrë pjesë. Ky nuk e regjistroi formalisht dhe ai u thoshte ndërkombëtarëve “ja e shikoni, me kë do bëj unë garë? PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje”. Pra, këto janë gjëra të qarta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?