Mbytet 60-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia zbardh detajet e para
Një 60-vjeçar me iniciale G. Z. ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur në det, në zonën e sketorit Rinia në Durrës.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në Sektor Rinia, Durrës, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në det shtetasi G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.