Me automatik në kodrat e liqenit, sapo pa efektivët e policisë tentoi ta fshehë
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.
Mbante pa leje armë zjarri automatik, si rezultat i inteligjencës informative, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi municioni luftarak.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, bazuar në inteligjencën informative se një 20-vjeçar mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.
Në kuadër të operacionit, u kap në kodrat e liqenit të Kurjanit, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Roskovec, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.
Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.