Me pankarta e tymuese, partia “Mundësia” proteston kundër Ballukut para kryesisë së Kuvendit
Kronikë E Premte, 19 Dhjetor 2025 11:17
“Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë disa nga pankartat që protestuesit e partisë Mundësia mbajnë para kryesisë së Kuvendit, teksa po protestojnë kundër të pandehurës Belinda Balluku.
Brenda kryesisë po vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

KOHA JONË SONDAZH

