Merret i pandehur nga SPAK ish-kreu i burgjeve
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili doli nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Atij i është komunikuar përfundimi i hetimit dhe marrja e tij si i pandehur. Ismaili akuzohet për “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të dyshuara si të kryera në tentativën për hakërimin e sistemit elektronik të SPAK. Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Hetimet nisën pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të SPAK disa muaj më parë.
KOHA JONË SONDAZH

