Mesazhe me gjoba të rreme, AKSK apelon qytetarët: Bëni kujdes

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur alarmin për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve të rreme, e cila synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të pavërteta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas AKSK, mesazhi përmban një link mashtrues, i cili kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesa online për gjoba të supozuara.

Autoriteti ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të raportuar dhe bllokuar faqen mashtruese, në mënyrë që të minimizohet rreziku për qytetarët dhe të parandalohet çdo dëm i mundshëm.

Ndërkohë, AKSK i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes të shtuar dhe të ndjekë këto këshilla:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Mos hapni linqe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve ose email-eve të panjohura.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Mos kryeni pagesa online përmes faqeve që nuk janë të konfirmuara si domaine zyrtare shtetërore.

-Raportoni menjëherë pranë AKSK apo institucioneve përkatëse nëse merrni mesazhe të ngjashme mashtruese.

Po ashtu për çdo rast të dyshuar, qytetarëve u kërkohet që të kontaktojnë AKSK përmes kanaleve zyrtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?