FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Misër me aflatoksinë nga Serbia, AKU bllokon 75 tonë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar në pikën doganore të Hanit të Hotit një tjetër sasi të konsiderueshme misri blegtoral, i ardhur nga Serbia. Kjo sasi bllokohet pak ditë pasi AKU kishte konstatuar dhe bllokuar 25 tonë misër blegtoral, të dyshuar me vlerë të lartë aflatoksine, që po tentohej të futej në vendin tonë nga Serbia.

Në të dy rastet, subjekti që kryente eksportin e misrit blegtoral është i njëjtë. ”Ne kemi bllokuar aktualisht rreth 75 tonë dhe po presim analizimin e tyre”, thotë Ramir Haderi, drejtor i AKU Shkodër.

”Urdhri i djeshëm është që të gjithë produktet që janë nga Serbia, ushqim për kafshë, po trajtohen me bllokim në magazinat e subjekteve. Mund të them që ushqimi për kafshë kishte prezencë aflatoksine, janë rezultate paraprake, presim rezultatet përfundimtare që janë çuar jashtë Shqipërisë për analizim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

AKU e Shkodrës ka bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë rezultonte se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë. Janë kryer gjithashtu kontrolle dhe janë vendosur masa paralajmëruese edhe për farmacitë bujqësore që kanë rezultuar me shkelje gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?