”Mos e kërkoni më, është vr*rë”, zhdukja e Miklovan Danajt dhe misteri që rrethon ngjarjen

30-vjeçari Miklovan Danaj është zhdukur që prej muajit maj 2025. Ai dyshohet ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Spanjë dhe i lidhur me organizata. Dy media spanjolle shkruajnë se Miklovan Danaj mund të jetë vrarë.

Një mesazh i është dërguar familjes së 30-vjeçarit shqiptar, ku shkruhet që ‘të mos e kërkojnë më Miklovanin pasi është vrarë dhe trupi është hedhur në bregun e Marbellas”. “Al Sol de la Costa” shkruan se trupi i tij është gjetur në Marbella.

Ajo që thonë autoritetet e Spanjës, sipas medias tjetër “El Espanol”, është që janë në bashkëpunim me policinë shqiptare. Policia e Spanjës ka bërë thirrje gjithashtu që të mos përhapen mesazhe ose informacione të pakonfirmuara në lidhje me rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?