Moti anullon hedhjen e Kryqit në Durrës

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, këtë vit nuk u zhvillua ceremonia tradicionale e hedhjes së kryqit në det, e cila shënon festën e Pagëzimit të Zotit Jezus Krisht.

Besimtarët e krishterë kremtuan sot këtë festë të rëndësishme, ndërsa Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, pas Bekimit të Ujit që u zhvillua në ambientet e kishës, ishte planifikuar që në orën 10:30 të kryhej edhe hedhja e Kryqit në detin Adriatik, në zonën e portit të Durrësit. Megjithatë, për shkak të motit të keq, autoritetet kishtare vendosën anulimin e këtij riti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e parë, të paktën në dy dekadat e fundit, që ceremonia e hedhjes së kryqit në Adriatik nuk zhvillohet, si masë për garantimin e sigurisë së besimtarëve dhe pjesëmarrësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?