Moti i keq, trafik në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës

Trafiku në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd dhe në drejtim të kundërt ka qenë tepër i rënduar, duke shkaktuar ngadalësime të konsiderueshme dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Përveç kushteve të pafavorshme atmosferike, punimet që po kryhen në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor kanë shtuar edhe më shumë ngarkesën dhe vonesat në qarkullim.

Policia Rrugore i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën provizore në zonat ku po kryhen punime dhe mbi të gjitha, të kenë durim në lëvizjet e tyre. Autoritetet rikujtojnë se ky aks mbetet një nga më të frekuentuarit e qarkut dhe se kushtet e motit me reshje kërkojnë vëmendje maksimale nga çdo përdorues rruge.

Policia thekson se prania e patrullave është shtuar gjatë orëve të pasdites me qëllim menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve, ndërsa u bën apel të gjithë drejtuesve të ulin shpejtësinë, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të udhëtojnë të pajisur me mjetet e nevojshme për mot të keq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?