Ndërroi jetë pas zjarrit masiv në godinën ku jetonte, ja kush është adoleshenti shqiptari!

Ledjan Imeraj quhej i riu që mbeti i vdekur mbrëmë nga një zjarar që shkatërroi një strehimore të të miturve të huaj të pashoqëruar në Pasian di Prato në Udine të Italisë.

“Ledjani ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në një zjarr që i rrëmbeu ëndrrën për të jetuar atë jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte”

Ai u nis drejt Italisë në moshën 15-vjeçare, duke mbërritur në Trieste dhe më pas në Pasian di Prato, ku u vendos në strehimoren ku ndërroi jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Adoleshenti nuk ishte rikthyer në atdhe që kur ishte larguar dhe mezi priste të mbushte 18 vjeç për të takuar sërish familjarët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo që ndodhi është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve ne… Shpresoj që e gjithë kjo të na bëjë të reflektojmë se si duhet të kujdesemi për këta fëmijë, sepse nuk mund të luash me jetën e tyre ”, tha një prej mësueseve të Ledjanit.

Ai dinte dhe i pëlqente të kërcente vallet tradicionale me të cilat argëtonte dhe përfshinte shpesh shokët e tij, edhe në Itali.

“Ledjani ishte një person i sjellshëm, altruist dhe i ndjeshëm, miqësia dhe besnikëria ishin dy vlera shumë të rëndësishme për të, ai bëri të pamundurën për të ndihmuar këdo që ishte në gjendje të vështirë”, thanë për të miqtë e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?