Ndërron jetë vëllai i ish-deputetit socialist, Petro Koçi

Është ndarë në moshën 61-vjeçare vëllai i ish-deputetit Petro Koçi. Në një reagim prekës në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se vëllai i tij, Beni, ishte “djalosh energjik dhe me shpirt sportiv”.

Ai ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me shëndetin nga një diagnozë onkologjike.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Beni ynë nuk ia doli dot!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër 5 djem që shtuan familjen që krijuan babai dhe nëna jonë, Beni ishte i dyti. Lindi në Fier, në 13 shkurt 1964.

Edhe se i rritur në kushtet e vetëkuptueshme të një familjeje në vështirësi, ai shpejt u shndërrua në një djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.

8-vjeçaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e më pas vijoi në një shkollë teknike për të plotësuar etjen dhe pasionin për fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog në Azotik, Fier. Dallohej për një shpirt krenar e të paster. Ndërsa mbërriti në moshën e duhur për të krijuar familje e sfidoi shoqerinë dhe mentalitetin e kohës duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetës, Vasilika Gjikopullin, mbesë e të pushkatuarit politik Milto Gjikopulli. Beni nuk iu dorëzua as presionit shoqëror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes së tij shpirtërore.

Familja e re lindi dy femijet Xhinën dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqisë. Për të siguruar familjen bëri punë të vështira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye në qytetin e lindjes Fier.

Me duar të arta e shpirt punëtor te palodhur vijoi të udhëheqë familjen e tij fierake.

Por shëndeti i lig i bëri pritë të pabesë. Lufta me diagnozën onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysëm dhe përfundoi duke u gdhirë dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes tonë, bashkëshortes e femijëve të Benit e sidomos nënës tonë që me humbjen e Benit, pas humbjes së vellait tonë te vogël Arjanit, vetëm 26 vjeç në 1998-ën, do u mbetet shpirti i përvëluar!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?