Ndihma urgjente për Pogradecin/ Mbërrijnë pako ushqimore dhe miell për familjet e prekura nga përmbytjet

Pas përmbytjeve të rënda që goditën Pogradecin ditët e fundit, Bashkia ka marrë ndihmën e parë emergjente nga rezervat materiale të shtetit. Në qytet kanë mbërritur 50 pako ushqimore dhe 1 ton miell, të cilat do të shpërndahen që prej mëngjesit të së dielës për familjet më të prekura.

Prioritet do t’u jepet banorëve që kanë pësuar dëme të rënda në banesa nga vërshimet. Sipas autoriteteve vendore, deri më tani janë evakuuar plotësisht gjashtë familje, pasi shtëpitë e tyre janë kthyer të pabanueshme.

Për këto familje do të akordohet menjëherë bonusi i qirasë nga fondi i emergjencave civile, derisa të përfundojë rikonstruksioni i banesave të dëmtuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ekipet e emergjencës dhe punonjësit e bashkisë vijojnë punën në terren për vlerësimin e dëmeve dhe shpërndarjen e ndihmave në zonat më të goditura nga reshjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?