“Ndikimi” çon prapa hekurave dy të rinjë në Durrës për “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”
Policia e Shtetit përmes një postimi të bërë në mediat sociale bën me dije se në Durrës është finalizohet operacioni policor i koduar “Ndikimi”.
Në komunikimin publik thuahet se: Dyshohet se, nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën në një market në Arapaj të Durrësit. Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët.
Njërit prej autorëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike, kanabis.
Dy autorëve iu gjetën edhe sende të tjera të vjedhura më parë, në automjete e dyqane.
Nga veprimet hetimore dyshohet se njëri prej autorëve merrej edhe me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen sendet e vjedhura, një palë doreza dhe një kaçavidë që i përdornin për vjedhje, një sasi lënde narkotike kanabis dhe vlera monetare.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga puna gjurmuese dhe hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndikimi”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve: A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, Durrës.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një market në pronësi të shtetasit Sh. K., banues në fshatin Arapaj, dhe ishin larguar me një automjet që drejtohej nga shtetasi A. Gj.
Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura jo vetëm në marketin e shtetasit Sh. K., por edhe sende të tjera të vjedhura në automjete dhe dyqane ditë më parë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis, për të cilën, nga veprimet hetimore, dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj.
Njëkohësisht, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të kryer vjedhje, 3 telefona të markave të ndryshme, një kaçavidë, doreza dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve, si dhe një shumë vlerash monetare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas dhe nga një shtetas tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

