Ndreca për arrestimin e avokatit në sallën e gjyqit: Prokurori ka përdorur autoritetin në varësi të emocioneve të tij

Juristi dhe ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca flet për arrestimin e bujshëm të avokatit Uljan Barjami brenda sallës së gjyqit disa ditë më parë, duke e cilësuar këtë ngjarje si “të papranueshme” dhe shenjë të një devijimi serioz nga normat kushtetuese dhe etika profesionale. Për të kjo nuk është pasojë e reformës në drejtësi, por problem më i thellë që lidhet me mënyrën si funksionon shteti dhe roli i institucioneve në raport me Kushtetutën.

Ai vuri në dukje se organizimi i sallave të gjyqit në vetvete pasqyron një pozicion të privilegjuar të prokurorit në raport me palët e tjera. ”Që nga organizimi i sallës së gjyqit tregohet se prokurori ka një pozitë të veçantë. Ndoshta kjo është e kuptueshme te Prokuroria e Posaçme, por pse duhet të ndodhë edhe te prokurori i zakonshëm? Avokati nuk përbën asnjë rrezik për jetën e prokurorit”,-tha ai.

Ndreca e kritikoi hapur veprimin e prokurorisë, duke thënë se është tejkaluar çdo kufi normaliteti. ”Kjo ishte një çështje e papranueshme. Prokuroria ka çuar kufijtë përtej normave. Vetë fakti që një prokuror mendon të ndërmarrë një veprim të tillë, tregon se nuk po përdor autoritetin që i jep shteti me profesionalizëm, por në varësi të emocioneve të tij”. Sipas tij, prokurori nuk ka të drejtë të veprojë në bazë të reagimeve personale. ”Prokurori përfaqëson Republikën e Shqipërisë, dhe nuk mund të jetë emocional. Në vitin 2025, një mentalitet i tillë nuk mund të ekzistojë në sallat tona të gjyqit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?