Në pranga 36-vjeçari, arma me fishek në fole gati për qitje

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fushë-Krujë pasi është kapur me armë pa leje. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Hekuran Sefa, 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

SHKARKO APP