Nga 1 janari, rregulla të reja për siguracionin e makinës

Prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, drejtuesit e automjeteve do të përballen me ndryshime të reja në mënyrën e llogaritjes së siguracionit. Shoferët që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë për sigurimin në vitin 2026.

Rregullorja e re, e cila hyri në fuqi në fillim të këtij viti, përfshin 7 faktorë që ndikojnë në çmimin e siguracionit: fuqia e motorit, mosha dhe përvoja e shoferit, mënyra e përdorimit të automjetit, qarku i regjistrimit, si dhe vjetërsia e makinës.

Ndryshimi i vetëm që nis nga janari i ardhshëm ka të bëjë me historikun e aksidenteve: dëmet apo aksidentet e ndodhura para vitit 2025 nuk do të merren më parasysh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të thotë se shoferët që kanë drejtuar me kujdes do të përfitojnë bonus, pra sigurim më të lirë, ndërsa ata që kanë pasur aksidente do të marrin “malus”, që do të thotë kosto më e lartë për siguracionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?