Ngacmoi seksualisht të miturën, nisin hetimet ndaj 14-vjeçarit në Vlorë

Një 14-vjeçar nga Vlora është vënë nën hetim dhe ndjekje penale pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Pas denoncimit nga famijarët e së miturës kanë nisur hetimet mbi ngjarjen dhe i riu do të procedohet penalisht në gjendje të lirë.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP