Ngjarje e rëndë në Lezhë. 42-vjeçari u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë mbrëmjen e ditës së djeshme.
Policia jep detajet:
Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
KOHA JONË SONDAZH

