Nisin punimet për urën e Papërr-Sollak, një premtim që po bëhet realitet për komunitetin

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur punimet për ndërtimin e urës mbi përruan që ndan fshatin, një investim i shumëpritur nga banorët prej vitesh.
Kjo urë konsiderohet një infrastrukturë jetike për lëvizjen e banorëve, veçanërisht të fëmijëve dhe nxënësve që përballeshin çdo ditë me vështirësi gjatë kalimit të përroit, sidomos në periudhën e reshjeve, kur niveli i ujit rritej dhe qarkullimi bëhej i rrezikshëm.
Punimet po vijojnë me ritme të kënaqshme dhe pritet që shumë shpejt ura e re të vihet në shërbim të komunitetit, duke i dhënë fund izolimit dhe duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë e lëvizjes.

Ky investim është në përputhje me angazhimin e Bashkisë Elbasan për të përmirësuar jetën e qytetarëve edhe në zonat rurale, duke realizuar një nga kërkesat më të hershme të banorëve të Papërr-Sollakut.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, në nisjen e punimeve, theksoi se “ky investim është pjesë e përpjekjeve tona për të sjellë zhvillim dhe siguri për çdo komunitet të Bashkisë Elbasan. Ura e Papërr-Sollakut është një premtim që po e bëjmë realitet, duke i dhënë fund një problemi të përhershëm të banorëve dhe duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen e tyre të përditshme. Çdo investim në infrastrukturë rurale është një hap drejt barazisë dhe shërbimeve më cilësore për të gjithë.” LK

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?