Nje 53-vjecare qarkullonte me arme ne Durres

Një operacion i policisë së Durrësit ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të një 53-vjeçari, i cili qarkullonte i armatosur me automjet në zonë të banuar. Aksioni i koduar “Brezi” u zhvillua në lagjen nr. 6, përgjatë rrugës “Hysen Myshketa”, pas informacioneve operative për një person që mbante armë pa leje.

Gjatë ndalimit të automjetit të dyshuar dhe kontrollit fizik të drejtuesit, shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë Glock, si dhe municion luftarak. Të gjitha materialet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa automjeti me të cilin lëvizte u bllokua.

Sipas Policisë së Durrësit, 53-vjeçari akuzohet për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e rendit njoftojnë se operacionet kundër armëmbajtjes pa leje do të vijojnë, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?