Një grua rreth të 50-ve gjendet e pajetë në plazhin e Shëngjinit

Një pushuese rreth 50 vjeçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në Plazhin e Shëngjinit.

 

Gruaja është gjetur pa shenja jete nga autoambulanca me personelin mjekësor, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit nga pushues të tjerë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa viktima ishte e vetme në plazh.

SHKARKO APP