Një person i pajetë gjendet brenda një makine të djegur në Llogara
Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara. Makina e shkrumbuar totalisht bashkë me personin. Është tepër e vështirë identifikimi i tij për shkak se edhe targat e mjetit janë djegur totalisht.
“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.
Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha policia.
Pritet të konfirmohet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale apo si rrjedhojë e djegies së makinës ka humbur jetën edhe ky shtetas.
KOHA JONË SONDAZH

