Nxënës lëndohet gjatë lojës në shkollë 9-vjeçare në Vlorë, Policia sqaron rastin

Një incident i lehtë është regjistruar në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë, ku një nxënës i mitur është lënduar gjatë një loje me shokët e klasës. Policia e Vlorës ka reaguar dhe ka sqaruar ngjarjen, duke theksuar se nuk ka vend për shqetësim.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 11.12.2025, specialisti i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë u angazhua për trajtimin e një rasti që kishte ndodhur në ambientet e shkollës. Ngjarja përfshinte tre nxënës të mitur, të cilët gjatë orës së mësimit kishin nisur të luanin me njëri-tjetrin.

Gjatë lojës, një prej fëmijëve është dëmtuar lehtë në dorë nga një send metalik. Fëmijët, sipas Policisë, e kishin marrë sendin nga dhoma e sanitares së shkollës, pa qenë të vetëdijshëm për rrezikun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas incidentit, situata u menaxhua menjëherë nga stafi i shkollës. Në prani të punonjësit të Policisë, psikologut të institucionit dhe prindërve të nxënësve, ngjarja u sqarua në detaje. Të gjitha palët konfirmuan se bëhej fjalë për një lojë fëmijësh që përfundoi me një dëmtim të lehtë dhe se nuk kishte konflikte apo probleme të tjera mes nxënësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia bëri të ditur se prindërit nuk paraqitën asnjë pretendim dhe rasti u mbyll pa masa të mëtejshme, ndërsa u theksua rëndësia e mbikëqyrjes dhe sigurisë në ambientet e shkollave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?