Operacioni policor ”Fati i Lojërave”, 7 të arrestuar në Tiranë

Nga një aksion i Policisë së Tiranës, këtë të martë shtatë persona janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pas operacinit të policisë ”Fati i Lojërave”.

“Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 3 lokale të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?