Organizonte dhe nxiste të mitur për të kryer vjedhje, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi nxiste miturit që të të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njoftimi i policisë:

Nxiste 3 të mitur që të organizuar si grup, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapet 39-vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ndaluari, i dënuar më parë për të njëjtin krim, për të cilin shtynte të miturit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekuestrohen sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç.

Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës.

Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?