Pak ditë pas atentatit në Rinas, gjendet arsenal armësh dhe minash në Nikël

Një arsenal armësh dhe minash është gjetur mëngjesin e kësaj të premte në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.

Nuk dihet ende në pronësi të kujt janë armët, ndërsa që ky arsenal zbulohet vetëm pak ditë pas atentatit të Rinas ku u vra Gilamdno Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, Mustafa Shaljani (Sheqeri).

Fill pas atentatit autorët dogjën makinën e përdorur në krim në Nikël të Fushë Krujës. Prandaj ka dyshime se arsenali mund të ketë lidhje me ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?