Parashikimi i motit për sot, 18 Janar 2026
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të shfaqen herë pas here, nga mesatare deri në të dendura, me theks më të madh në zonat veriore dhe lindore të vendit.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga verilindja në juglindje me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era pritet të forcohet duke arritur deri në 14 metra në sekondë, ndërsa deti do të paraqitet me valëzim të lehtë, të forcës 1 deri në 2 ballë.
Këto kushte atmosferike parashikohen të mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë ditës së diel.

KOHA JONË SONDAZH

