”Parlamenti jo noter i SPAK”, Meçja: Rasti i Ballukut është i vetmi ku Prokuroria ka shkelur procedurat

Analisti Arben Meçe thotë se rasti i Belinda Ballukut është i vetmi ku SPAK-u shkel të gjitha procedurat.

”Prokurori është i vetmi që kërkon imunitetin në Parlament, jo gjykata. Pasi merr imunitetin, e dërgon në gjykatë. Në letrën e paraqitur nga prokurori ka një citim që thotë: “Në Parlament do paraqesim provat”. Sepse Parlamenti nuk është noteri i SPAK-ut, por përfaqësues i sovranit.

PS-ja e ka lëshuar mandatin për të gjithë pa përjashtim kur ia ka kërkuar SPAK-u. Për të gjitha ato çështje nuk ka pasur debat sepse shkeljet kanë qenë të vërtetuara. Kjo çështje është e vetmja ku SPAK-u shkel të gjitha procedurat. Nuk kishte arsye për pezullim”, tha Meçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?