Pas vështirësive për shkak të reshjeve, vijon normalisht qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë Thanë
Në qarkun Elbasan situata sot paraqitet normale e pa probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugët kombëtare.
Prefektura e qarkut Elbasan bëri të ditur për ATSH-në se “nga komunikimet qe kemi pasur me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut nuk raportohen situata emergjente”.
“Akset rrugore nacionale e rurale përveç vështirësive në qarkullim të ditës së djeshme deri rreth orës 20:00 në aksin Elbasan-Qafë Thanë janë të hapura për qarkullimin e mjeteve”, thekson Prefektura Elbasan.
Në këtë aks gjatë natës temperaturat kanë pasur vlera pozitive dhe nuk ka pasur ngrica apo reshje dëbore.
Temperatura të ulëta nën zero e si rrjedhojë dëborë e ngrica ka pasur në segmentin Borovë-Ura Cerenecit, ku subjektet kontraktore kanë hedhur kripë.
Në qarkun e Elbasanit nuk paraqiten probleme edhe në furnizimin me energji elektrike.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë u përfshi dje nga një gjendje e rënduar trafiku ku një numër i madh automjetesh qarkullonin në drejtim të juglindjes, duke shkaktuar lëvizje të shtuara në këtë aks. ATSH
KOHA JONË SONDAZH

