Pengu zbërthen krimet, ”15 të fortë” në pranga

Pengu i së dielës, Indrit Beqiraj dhe i vëllai Gentiani kanë bashkëpunuar me drejtësinë dhe kanë rrëfyer krimet për të cilat edhe janë paguar.

14 në pranga, një komunikim arresti në burg, 5 të shpallur në kërkim dhe procedim për shumë të kërkuarin Kasandro Noga, i arrestuar në Belgjikë, është bilanci i një super operacioni të policisë së Durrësit, për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë.

Dy prej ngjarjeve kanë nisur nga një porositës, Kasandro Noka, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij. Një ngjarje e tretë është porositur nga punonjësi i policisë së burgjeve, Flamur Bejko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëllezërit Beqiraj, 2 ditë më parë patën, patën një përplasje fizike me disa persona, Indrit Beqiraj u mor peng, por u liria pak orë më pas. Për këtë ngjarje është vënë një person në pranga ndërsa në kërkim janë shpallur Agron Bejdolli, Rrumi i Shijakut dhe Dritan Ferra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vëllezërit kanë rrëfyer për autoritet se merrnin porositë për vrasjet me pagesë. Ata morën 2 porosi për vrasje për 50-150 mijë € nga Kasandro Noga, i arrestuar në Belgjikë. Punonjësi i policisë së Burgjeve, Flamur Bejko, ka paguar 3500 euro paradhënie tek vëllezërit Beqiraj për të vrarë dy persona që ai kishte konflikt. Të tjera krime priten të zbardhen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?