Për ca dru, 55-vjeçari u vra me kallashnikov

Jeta në Shqipëri barazohet me ca dru. Një debat për prerjen e druve të zjarrit në pyll, i mori jetën Luan Hushit, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë. Hushi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë në bark.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Klodian Keqi, 35 vjeç. Pas debatit që kanë pasur, dyshohet se Keqi ka qëlluar me kallashnikov Hushin dhe më pas është larguar.

Keqi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi së bashku me vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person.

SHKARKO APP