Përfshihet nga flakët makina në Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një automjeti është përfshirë nga flakët në Llogara.

Si pasojë e flakëve ka humbur jetën drejtuesi i makinës, i cili nuk ka arritur të dalë dot nga automjeti.

Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?